2020/12/11 - 11:49
Kryetari i Komunës Haki Rugova ka kryesuar sot mbledhjen e radhës së Shtabit Emergjent Komunal, në të cilën u diskutua gjendja aktuale shëndetësore në Komunën e Istogut pas rritjes së rasteve dy ditëve të fundi.
Gjendja e përgjithshme në komunën e Istogut është si vijon deri më tani kanë qenë 315 raste pozitive në total, prej të cilave 219 janë të shëruar, 74 raste janë aktive dhe 19 raste të vdekjeve me Covid 19.
Shtabi Emergjent njofton se ka arritur sasia e planifikuar me barna anti-covid nga buxhetit komunal për shëndetësi. Terapia është falas për të gjithë të prekurit nga infeksioni Covid 19, ata që kanë recetë të mjekut terapinë mund ta marrin në barnatoren qendrore në QKMF në Istog! Po ashtu ekipet mjekësore janë në terren çdo ditë për të ofruar ndihmën e nevojshme shëndetësore secilit pacient të infektuar me Covid 19. Policia njofton se deri me tani janë shqiptuar 1877 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat AntiCovid.
Shtabi Emergjent apelon qytetarët për respektimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, apelon të gjithë qytetarët që dyshohet dhe kanë simptoma të virusit të izolohen pasi këtë e kanë obligim ligjor, për kujdes dhe mospërhapje të virusit. Mos respektimi i secilës masë të vendosur nga Qeveria e Kosovës dhe nga IKSHPK-ja bart në vete pasoja ligjore.