Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e Shtabit Emergjent!

2020/11/18 - 11:55

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka kryesuar sot mbledhjen e radhës së Shtabit Emergjent Komunal, në të cilën u diskutu  lidhur me   gjendjen   aktuale shëndetësore në Komunën e Istogut, ku Shtabi Emergjent  vlerësoj se gjendja është e mirë dhe nën kontroll.

Gjendja e përgjithshme është si vijon : deri më tani kanë qenë 196 raste  pozitive në total, prej të cilave 145 janë të shëruar, 42 raste janë aktive dhe 13 raste të vdekjeve me Covid 19.

Shtabi Emergjent u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Respektoni  këta hapa : Vendosni  Maskën, Ruani Distancen dhe Pastroni Duart Rregullisht.