Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Anëtarit të Kuvendit Labinot  Aliaj

2020/11/15 - 12:29

Me rastin e vdekjes së hershme e të papritur të anëtarit të Kuvendit të Komunës së Istogut  Labinot Aliaj,  kuvendi  ka mbajtur mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij.  Me këtë rast në emër të kuvendit kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj u shprehi ngushëllime familjes Aliaj, kolege, miqve dhe gjithë atyre që e njohin Labinotin.

Pjesë e  mbledhjes komemorative ishte Kryetari i Komunës Haki Rugova me bashkëpunëtor,   anëtarët e Kuvendit- koleg të Labinotit , u.d. kryetari i PDK-së Enver Hoxha, deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Labinotit.