Republika e Kosoves

Istog

Me rastin e 30-të vjetorit të vrasjes, përkujtohet Sokol Mehmetaj(Loku)

2022/01/13 - 3:25

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati mori pjesë në tubimin përkujtimor, në përvjetorin e 30-të të vrasjes së Sokol Mehmetaj (Loku), me ç ‘rast kryetari me bashkëpunëtor, familjar dhe miq bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh tek varri i të ndjerit në fshatin Trubuhoc në Istog, i cili u vra në një atentat nga okupatori serb me datë 13 janar 1992, në Zabllaq të Istogut.