Republika e Kosoves

Istog

    Me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes përkujtohet Fadil Ferati

2020/01/30 - 2:25

Me rastin e 10-të vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë sot homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc. Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

Sot u bënë dhjetë vite që nga vdekja e Fadil Feratit kryetarit të parë të komunës së Istogut.