Republika e Kosoves

Istog

Miratohet Draft Buxheti Komunal për vitin 2019-2021

2018/09/27 - 2:29

 

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 9-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

 

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi të  Peter Benyer MdB, shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2019-2021,shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankand publik për zhvillim ekonomik, shqyrtimi dhe miratimi i projekt- rregullores për të drejtat, detyrat, përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për transferin dhe rialokimin e mjeteve për vitin 2018, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

 

Draft Buxhetit për vitin 2019-2021 u miratua unanimisht nga të gjithë anëtaret e kuvendit komunal si dhe unanimisht u votua edhe për shpalljen qytetar nderi të  Peter Benyer MdB.

Po ashtu edhe pikat tjera të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit komunal.