Republika e Kosoves

Istog

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK dhuron 50 pako higjienike dhe 40 pako ushqimore, komunës së Istogut

2020/05/14 - 8:12

Komuna e Istogut ka pranuar donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNMIK-u, 50 pako higjienike dhe 40 pako ushqimore, si ndihmë famijeve në nevojë. Pakot e dhuruara përmbajnë artikuj ushqimor dhe material higjenik, të cilat në ditët në vijim do u dhurohen këtyre familjeve.

Komuna e Istogut, më këtë rast falënderon përfaqësuesit e UNMIK-ut për donacionin, që është një ndihmë e mirëseardhur për familjet në nevojë, tash në kohë pandemie të Covid19.