Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet Marrëveshje për kredi për ndërtimin e sistemit të kanalizimit dhe kolektorëve, faza e dytë

2021/07/22 - 3:02

Kryetari i Komunës Haki Rugova së bashku me Shefin Ekzekutiv të “ÖSTAP- Engineering & Consulting”,  Christoph Gierlinger nënshkruan marrëveshjen për kredi për ndërtimin e sistemit të kanalizimit dhe kolektorëve, faza e dytë që është pjesë e projektit paraprak në përfundim e sipër.

Ky projekt është aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe me marrëveshje për financim mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë dhe do të realizohet përgjatë lumit Istogu deri në fshatin Zallq.

Me realizimin e këtij projekti, Komuna e Istogut do të jetë shëmbull në menaxhimin e ujë̈rave të zeza dhe në mbrojtjen e kujdesin ndaj mjedisit.