Republika e Kosoves

Istog

Në 31 vjetorin e vrasjes, përkujtohet Sokol Mehmetaj (Loku)

2023/01/13 - 2:31

Sot, Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati me bashkëpunëtor, familjar dhe miq bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh tek varri i të ndjerit në fshatin Trubuhoc në Istog.

Kujtojmë se Sokoli u vra mbrëmjen e 13 janarit 1992 në Zabllaq të Istogut, pasi që po dilnin nga mbledhja e bërë me bashkëfshatarë, për caktimin e sobave për shkolla, sepse okupatori serb po ndalte veprimtarinë e shkollave shqipe.