Republika e Kosoves

Istog

Në Kujtim të Bedri Hajzeraj

2021/03/23 - 2:22

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Haki Rugova është mbajtur sot mbledhje komemorative në nderim të punëtorit shumë vjeçar të komunës së Istogut, Bedri Hajzeraj, i cili për vite më radhë punoi si Udhëheqës i Sektorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Istogut. Ai ndërroi jetë dje në moshën 53 vjeçare.
Bedriu do të mbetet model i një udhëheqësi punëtor, i përkushtuar për të arsimuar dhe motivuar gjenerata të tëra për Kulturë, Rini dhe Sport.