Republika e Kosoves

Istog

Në përfundim e sipër projekti “ Ndërtimi i sistemit të kanalizimit në fshatin Serbobran”

2020/09/16 - 11:34

Është në fazën përfundimtare projekti “Ndërtimi i sistemit të kanalizimit në fshatin Serbobran” në lagjen e të kthyerve. Projekti ka për qëllim përmirësimin e jetës së mbi 33 familjeve nga komunitetet pakicë minoritare në këtë lagje. Projekti është bashkëfinancuar nga Komuna e Istogut dhe Këshilli i Evropës – Bashkimi Evropian që realizohet në kuadër të projektit ROMACTED.