Republika e Kosoves

Istog

Nënkryetari Lulzim Balakj ka pritur në takim Leonore Diterman

2018/08/30 - 11:38

Nënkryetari Lulzim Blakaj ka pritur sot në takim Leonore Diterman nga shoqata AËO në Gjemani me të cilën biseduan rreth realizimit të projektit për përkrahjen e nxënësve  i cili është duke u realizuar në shkollën “Trepça” në Banjë si dhe ndihmën e cila do ti ofrohet komunitetit të këtij lokacioni në përgjithësi.

Nënkryetari Lulzim Blakaj ka falënderuar shoqatën AËO për bashkëpunim dhe për vazhdimin e projektit duke e cilësuar këtë projekt si të dobishëm dhe i cili ka krijuar impakt pozitiv të komuniteti dhe tek nxënësit e shkollës. Nënkryetari Lulzim Blakaj po ashtu ka ofruar përkrahjen e kryetarit Haki Rugova dhe komunës së Istogut për vazhdimin e projektit.

 

Ndërkaq Leonore Diterman nga shoqata AËO ka falënderuar për pritjen që ju bë si dhe ka vlerësuar lartë interesimin e komunës së Istogut për projektin si dhe për bashkëpunimin që ju është ofruar. Ajo u shpreh së ky projekt parashihet të jetë më i madhe ku parashihen edhe shkëmbim i nxënësve dhe përvojave nga dy shtetet.

Po ashtu ky projekt parasheh edhe binjakëzimin e shkollës “Trepça” në Banjë më një shkollë nga Gjermania.

Ky projekt financohet nga AktionMensch nga Gjermania.