Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruam sot Akt Dhurimin në të mirën e Komunës së Istogut për Projektin e Impiantin Diellor Fotovoltaik

2022/06/09 - 3:18

Sot, Kryetari i Komunës Ilir Ferati bashkë me Komandantin e RC-W- Kol. Marco Javarone, që përfaqëson kontingjentin Italian të RC-W, nënshkruam sot Akt Dhurimin në të mirën e Komunës së Istogut për Projektin e Impiantin Diellor Fotovoltaik prej 10,56 kwp. Donacioni ky i dhënë për instalimin e paneleve solare në Komunën e Istogut.

Ky Projekt krijon impakt të rëndësishëm në rigjenerimin e energjisë dhe pasqyron një shembull të mirë për popullatën në aspektin e kursimit të energjisë.