Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhen Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Komunës së Istogut dhe IADK-së për realizmin e dy projekteve të përbashkëta në Bujqësi dhe Turizëm.

2020/11/12 - 12:17

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka nënshkruar sot dy  marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK ) të përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv  Zenel Bunjaku për realizmin e projektit  “ Krijimi i punësimit në Bujqësi” ku synimi kryesor i projektit të përbashkët është krijimi i vendeve të punës në bujqësi për fermerët, gratë,  të rinj dhe studentët e komunës së Istogu si dhe lehtësimi për qasje në tregun e punës për të rinjtë.

Po ashtu marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua edhe për realizimin e  projektit për turizëm  “Transhumanca – ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi” ku objektivi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së turizmit në lidhje me zhvillimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore si dhe përfshirja e transhumacës në ofertën e turizmit të Kosovës dhe Malit të Zi. Vlera totale e këtyre projekteve kap shumën  prej 156,581.88 euro .