Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet Akti i dhurimit në mes të USAID-it dhe Komunës së Istogut

2021/12/22 - 12:19

Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit të projektit te USAID-IT, Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), sot Kryetari i Komunës z.Ilir Ferati, nënshkroi Aktin e dhurimit me përfaqësuesin e USAID-it, z.Kolë Rrapi.

Qëllimi i këtij projekti është të mundësohet efikasitet në punë për zyrtarët Komunal, të cilët në mënyrë direkte janë të lidhur më proceset e prokurimit publik, transparencës dhe llogaridhënies.

Në kuadër të projektit janë dhuruar: pajisje për arkivimin e lëndëve të prokurimit në sistemi digjitale, furnizimi me pajisje për menaxheret e komisioneve për verifikimin e punëve në teren, furnizimi me pajisje të teknologjisë informative për komisionet ë vlerësimit të aktiviteteve të prokurimit, furnizimi me inventar i zyrës së prokurimit për komisionet e vlerësimit.