Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e pozitës së të rinjve në fushën e sportit,kreativitetit kulturor dhe garave në dituri

2018/12/03 - 4:20

Kryetari i komunës Haki Rugova dhe kordinatori nacional për kulturë,rini dhe sport Rexhep Hoti,  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e pozitës së të rinjve në fushën e sportit,kreativitetit kulturor dhe garave në dituri.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella të palëve në realizimin e projekteve konkrete në fushën e kulturës,rinisë dhe sportit në republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje synon përforcimin e kapaciteteve intelektuale,kulturore e sportive të rinis kosovare,si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interes të përbashkët.