Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet marrëveshje për bashkëfinancim në mes Komunës së Istogut dhe Kompanisë Rajonale të ujitjes KRU “Drini i Bardhë” SH.A Pejë

2022/08/10 - 3:45

Sot, Kryetari i Komunës, z. Ilir Ferati, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Drini i Bardhë” SHA, z.Bedri Haxhiu.
Me z.Haxhiu nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim në mes Komunës së Istogut dhe Kompanisë Rajonale të ujitjes KRU “Drini i Bardhë” SH.A Pejë, kjo marrëveshje ka për synim pastrimin sezonal të kanaleve të ujitjes së tokave bujqësore, kullimin e tokave bujqësore në Komunën e Istogut dhe lirimin e fermerëve nga pagesa.
Objektivi i kësaj marrëveshje është bazuar në kërkesat e banorëve të fshatrave për pastrimin e kanaleve të ujitjes së tokave bujqësore, kullimin e tokave bujqësore në Komunën e Istogut dhe lirimin e fermerëve nga pagesa, sipas projekt propozimit dhe paramasës dhe parallogarisë të miratuar në Kuvendin e Komunës së Istogut.