Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet Marrëveshje për pesë projekte për rritjen e efiçiencës së energjisë në Komunën e Istogut

2020/09/04 - 3:14

Kryetari i Komunës Haki Rugova së bashku me drejtorin menaxhues të Fondit për Efiçencë të Energjisë (FKEE), Admir Shala, nënshkruan marrëveshje inicimi për pesë projekte të rëndësishme, të cilat pikë fokusi kanë rritjen e efiçiencës së energjisë në Komunën e Istogut.

Në bazë të marrëveshjeve, implementimi i masave të Efiçiencës së Energjisë do të bëhet në këto vende:

  1. SHFMU “Ismail Qemali” në Trubuhoc;
  2. Cerdhja ” Pëllumbat e Ardhmërisë” në Rakosh;
  3. QKMF – 2, Rr “ Mullinjtë e Istogut;
  4. SHFMU “Bajram Curri” në Dubrave
  5. Ndriçimi Publik, “Besim Kabashi “ në  Gurrakoc, Istog

Komuna e Istogut ka aplikuar në FKEE me 5 projekte të ndryshme dhe ka fituar grante për të gjitha projektet, falë planit të veprimit që e ka pasur për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE).