Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Istogut dhe Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V.

2020/03/05 - 12:23

Kryetari i Komunës Haki Rugova së bashku me Dafina Hoxhaj, si përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për Projekti ‘’Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura’’, që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V.” (ASB) në Kosovë. Qëllimi i Projektit është të mbështesë familjet në nevojë të komunës respektive për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar.