Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi në mes Komunës së Istogut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

2019/03/08 - 11:26

Kryetari i Komunës Haki Rugova së bashku më Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj kanë nënshkruar  Memorandum e Mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukture në Komunën e Istogut. Komuna e Istogut nga ky Memorandum për  vitin 2019 do të  përfitoj mjete financiare në vlerë prej 200 mijë euro për Rregullimin e Qendrës së Qytetit  ndërsa dy vitet e ardhshme do ndahen edhe 770 mijë euro për përfundimin e këtij projekti.