Republika e Kosoves

Istog

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në mes të komunës së Istogut dhe AKK-së

2018/08/02 - 11:30

Nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj dhe Avni Ahmeti ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kadastral të Kosovës AKK nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi për ngritjen dhe mirëmbajtën e kadastrit dhe të gjitha të dhënave zyrtare të pasurive të paluajtshme bazuar në studimin dhe kadastrin e tokës. Qëllimi kryesor i këtij projekti është skanimi dhe indeksimi i dokumenteve kadastrale të arkivuara, si dhe punët përgatitore për integrimin e këtyre dokumenteve në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK).