Republika e Kosoves

Istog

Njoftim

2019/01/10 - 4:13

 

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më:  30.01.2019 e mërkurë , duke filluar në ora 15:30 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Istogut do të organizojë dëgjimin me qytetarë për variantin më të favorshëm të projektit ideor për segmentin e Autostradës që kalon nëpër territorin e komunës së Istogut.

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen  me variantet nëpër të cilat do ketë mundësi të kaloj autostrada.

Qytetarë të nderuar pjesëmarrja dhe kontributi juaj në dëgjimin publik do të kontribuonte në përzgjedhjen e variantit më të favorshëm që do ti plotësonte kërkesat e gjithë qytetarëve të Komunës tonë.

 

Ju mirëpresim!

Istog më: 10.01.2018