Republika e Kosoves

Istog

Njoftim !

2020/07/28 - 11:25

Drejtoria e Inspeksionit Komunal , bazuar në Ligjin Nr.02/L – 109 , Ligjin për parandalimin dhe luftimin e e sëmundjeve ngjitëse, konform vendimeve Nr. 01/13, Nr. 02/13 , Nr.03/13,Nr. 04/13, të datës 13.07.2020  si dhe vendimeve të dates 28.07.2020 të Qeverisë së Republikës  së Kosovës me qëllim të parandalimit  dhe mospërhapjes së mëtutjeshme  të pandemisë Covit 19, lëshon këtë njoftim :

 Njoftohen të gjitha Organizatat Joqeveritare, Bashkësia Islame e Kosovës, Kryqi i Kuq i Kosovës , Organizatat Bamirëse, Subjektet Afariste që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Komunës së Istogut  dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë  të cilët kanë shpreh interesim që me rastin e Kurban Bajramit  të shpërndajnë ndihma për  njerëzit në nevojë që  të njëjtën – shpërndarjen e këtyre ndihmave  ta bëjnë derë më derë  , pra shpërndarja të bëhet  shtëpi  me shtëpi aty ku edhe jetojnë këta individ apo familje .

Në të kundërtën Inspeksioni Komunal  në bashkëpunim edhe me organet tjera relevante do të jenë të detyruar të ndërmarrin masat dhe veprimet  në përputhje    me  Ligjin  dhe Vendimet e lartë cekura të Qeverisë së Republikës së Kosovës  me qëllim të parandalimit  të përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë Covit 19.