Republika e Kosoves

Istog

Njoftim

2021/04/08 - 2:07

Të nderuar!

Në shenjë respekti e përkujtimi për dëshmorët e rënë për liri komuna e Istogut së bashku me shoqatën e Dëshmorëve organizon homazhe ditën e Hënë me datë 12.04.2021 te Pllaka përkujtimore e dëshmorëve në qendër të qytetit.

Duke pasur parasysh Vendimin e Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 (pika 21 : Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona) këtë vit homazhet do të bëhen vetëm nga një grup përfaqësuesish të institucioneve dhe përfaqësues të shoqatës së dëshmorëve.

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri.