Republika e Kosoves

Istog

Njoftim

2022/05/16 - 3:12

Drejtoria e  Inspekcionit e Komunës së Istogut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Istogut.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 01:00 të mesnatës.
Gjatë këtij aksioni, te disa subjekte afariste është vërejtur se nuk e kanë  respektuar orarin zyrtar të punës , e ndaj të cilave do të merret masa sipas ligjit në fuqi.

Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë rregullat lidhur me respektimin e orarit zyrtar të punës.

Andaj lusim të gjitha subjektet afariste  në Komunën e Istogut që ta respektojnë orarin zyrtar të punës.

Faleminderit për mirëkuptim!