Republika e Kosoves

Istog

Njoftim – Dëgjim me Qytetar

2020/09/21 - 3:30

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më:    28.09.2020 e Hëne, duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Kuvendi i Komunës me Anëtaret e Kuvendit do të organizojë dëgjimin publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2021-2023

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2021-2023 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur.

Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në Listën e prioriteteve si dhe kontriboni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni.

Zëri Juaj do të dëgjohet

Pjesëmarrja e Juaj do të jetë një kontribut që dëgjimi të jetë më i suksesshëm dhe produktiv.

Qytetaret e interesuar materialin për Draft buxhetin Komunal mund ta marrin në zyrën nr. 305 në katin e III.

 

 

Kryesuesi i Kuvendit,

                                                                              Qaush Balaj