Republika e Kosoves

Istog

Njoftim Për Dëgjim me Qytetarë Raporti një vjeçar i Punës

2019/12/13 - 12:34

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, se më: 30.12.2019 , e hënë në ora 1100, në Sallën e Kuvendit Komunal, Kati III, në Istog do të mbahet tubimi publik me qytetarët e komunës së Istogut.

 Tubim Publik, do të mbahet me këtë:

R  e  n  d        d  i  t  e

  1. Njoftimi mbi punën e organeve komunale për periudhën janar-dhjetor 2019 dhe
  2. Diskutimet,propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve.

Ftohen dhe inkurajohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, bashkatdhetarët tanë të cilët gjendën më punë jashtë vendit, shoqëria civile, komunitetit i biznesit dhe të tjerët që të marrin pjesë në këtë tubim dhe të shfrytëzojnë të drejtën për t’u njoftuar me punën e organeve komunale dhe të bëjnë propozime, sugjerime dhe të ndërmarrin iniciativa që kanë të bëjnë me rregullimin e kushteve të jetës së qytetarëve.

 

 

Istog, më13.12.2019.                              

 

                                                                                   Kryetari i Komunës,

                                                                                    Haki Rugova