Republika e Kosoves

Istog

NJOFTIM PËR DËGJIM PUBLIK

2022/08/04 - 10:17

N  J  O  F  T  I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 15.08.2022, ditë e Hëne, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

PROJEKT – RREGULLOREN  PËR NDARJEN E BURSAVE

 

Kjo Rregullore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që kjo Rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

Një kopje të Rregulloreve mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.
Istog, më: 01.08.2022