Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për Dëgjim Publik !

2019/02/28 - 4:26

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 13.03.2019, ditë e mërkure, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

  1. PROJEKT- RREGULLORES KOMUNALA PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE PËRMES SISTEMIT QEVERISËS KOMUNAL MIQËSOR PËR FËMIJËT.
  2. PLOTËSIM – NDRYSHIM E RREGULLORES PËR NDARJEN E BURSAVE,

 Këto Rregullore janë të një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që këto Rregullore të jenë sa më të kompletuara dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

Një kopje të Rregulloreve mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

 

 

 

Kryesuesi i Kuvendit

            Qaush Balaj