Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për Dëgjim Publik !

2019/05/02 - 3:50

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 15.05.2019, ditë e mërkure, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetarë për:

 

  1. PROJEKT- RREGULLORES KOMUNALA PËR HAPJEN E KUTISË SË ANKESAVE NË INSTITUCIONET EDUKATIVO ARSIMORE NË KOMUNËN E ISTOGUT

 

Kjo Rregullore është e një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetaret e Komunës së Istogut, veçanërisht për nxënësit, prindërit dhe personelin arsimor, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe sugjerimet e juaja, ju do të kontribuoni që kjo Rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

 Zëri i juaj do të dëgjohet!

Një kopje të Rregulloreve mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.