Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për Dëgjim Publik

2019/11/04 - 4:07

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën:14.11.2019, ditë e Enjte, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

 

  1. DRAFT- RREGULLOREN PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME PËR VITIN 2020

 

Kjo rregullore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

 

Një kopje të Rregullores mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

 

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

 

 

 

 

Kryesuesi i Kuvendit

                                                                       z.Qaush Balaj