Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për dëgjim publik lidhur me Kornizën afatmesme buxhetore (KAB) 2019-2021

2018/06/11 - 2:48

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.06.2018, ditë e Enjte, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

  1. Kornizën Afatmesme Buxhetore(KABK-in ) 2019-2021

 

 

Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Dëgjim publik që është një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e juaj.

 

Zëri i juaj do të ndëgjohet!

 

Dëgjimi publik me qytetarë është organizuar nga Kryetari i Komunës Z. Haki Rugova.

Të interesuarit, materialin për njoftim të kësaj kornize mund ta marrin në Zyrën nr 312 kati III.

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

 

Istog, më: 9.06.2018

Kryetari i Komunës

Haki Rugova