Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për konsultim publik – Rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba

2019/02/07 - 10:39

N  J  O  F  T  I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.02.2019, ditë e enjte, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

PROJEKT- RREGULLORES KOMUNALA PËR TAKSA, NGARKESA DHE GJOBA

Kjo Rregulloreje është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që kjo Rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

Një kopje të Rregullores mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

 

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

Istog, më: 29.01.2019

Kryesuesi i Kuvendit

Qaush Balaj