Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për pagesën e borxheve të tatimit në pronë

2021/07/23 - 8:32

 Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut!

Afati Ligjor për pagesën e Tatimit ne Pronë për ratën e parë ka përfunduar me 30.04.2021. Ju njoftojmë se masat ndëshkuese , kamata dhe dënimi në borxhet e papaguara do të instalohen  deri në fund te vitit.

Andaj , kërkojmë nga ju që ti shlyeni borxhet, të përmbushni obligimin Ligjor ndaj Komunës, si dhe të mos ndëshkoheni me masat ndëshkuese.

Tatimi në pronë është shtylla bazë e buxhetit të komunës.  Po ashtu është e hyra që inkasohet nga ju qytetarë dhe si e tillë kthehet drejtpërdrejt për të mirën tuaj, duke realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë. Nga kjo e hyrë komunale, kemi arritur të realizojmë shumë projekte për të cilat ju jeni dëshmitarë të realizimit të tyre

 

Zyra e Tatimit në Pronë