Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për shlyerjen e borxheve të tatimit në pronë

2018/12/20 - 12:42

Të nderuar qytetarë të komunës së Istogut!

 

Tatimi në pronë është shtylla bazë e buxhetit të komunës. Po ashtu është e hyra që inkasohet nga ju qytetarë dhe si e tillë kthehet drejtpërdrejt për të mirën tuaj, duke realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë. Nga kjo e hyrë komunale, kemi arritur të realizojmë disa projekte për të cilat ju jeni dëshmitarë të realizimit të tyre.

 

Muaji dhjetor është afati i fundit për shlyerjen e borxheve nga  tatimi në prone për këtë vit. Nëse nuk paguani me rregull, krijoni borxhe. Në borxhe instalohet kamata  dhe denimi . Borxhet mbi 300 € të tatimit në pronë nga viti 2019 do te inkasohen përmes përmbaruesit privat.

 

Pagesa e tatimi ne prone është obligim ligjor dhe qytetar ndaj komunës suaj.