Republika e Kosoves

Istog

Njoftim

2010/07/21 - 12:00

Dëgjim publik

N J O F T I M
 
Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 26.07.2011 e hëne duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog Komitetit për Politikë dhe Financa do të organizojë dëgjimin e parë me qytetarë për Kornizën afatmesme buxhetore për vitet 2011-2013 .
Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me kornizën afatmesme buxhetore për vitet 2011-2013 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur.
Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në Listën e prioriteteve si dhe kontribuoni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni.
Zëri Juaj do të dëgjohet
Pjesëmarrja e Juaj do të jetë një kontribut që dëgjimi të jetë më i suksesshëm.
 
Ju mirëpresim.
 
Istog, më: 20.07.2010 
                                                                                                                                    KRYESUESI I KK-së
                                                                                                                                            Demë Çeta d.v.