Republika e Kosoves

Istog

Nxënësit e shkollave fillore më përkujdesje stomatologjike në shkollë

2018/05/31 - 3:35

Nga sot shkolla fillore “Bajram Curri” në Istog do të jetë e pajisur me karrige stomatologjike për kontrolla të  dhëmbëve të nxënësve të kësaj shkolle. Kjo karrige stomatologjike është donacion i kompanisë IPKO e cila në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Istogut me donacione të ndryshme.

Donacioni në fjalë kapë shumën prej 5 mijë euro. Komuna e Istogut falënderon kompaninë IPKO për bashkëpunimin e mirë deri me tani duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.