Republika e Kosoves

Istog

Nxënësit parashkollor dhe të klasave të para informohen rreth kujdesit dhe mirëmbajtës së dhëmbëve.

2018/12/12 - 3:34

Komuna e Istogut ka filluar me implementimin e  projektit  për vedijësimin e   nxënësve parashkollor dhe klasave të para për shëndetin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre. Ky projekt ka filluar  në mënyrë sistematike në të gjitha shkollat e komunës së Istogut ku stomatologia është duke mbajtur ligjërata nëpër të gjitha klasat e para dhe parashkollorëve për kujdesin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre, ku me këtë rast nxënësve u janë dhuruara nga një brushë për dhëmbëve dhe pastë.