Në kuadër të projektit “Përforcimi i zërave të grave të prekura nga dhuna në baza gjinore dhe seksuale nga luftërat në Ballkanin perëndimor-për një kulturë të njohjes dhe pajtimit”, u mbajte tryezë që për qëllim kishte promovimin e bashkëbisedimin në mes të akterëve kompetent lokal dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, mbi qasjen sensitive ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore si dhe angazhimin e institucioneve relevante për të kontribuar në qasjen e duhur mbi luftimin e stigmës.
Në panel të diskutimit ishin, Nënkryetari i Komunës së Istogut z.Ali Nimanaj, Përfaqësuesja e Medica Gjakova, znj.Dorina Sahatiqu-Pozhegu, znj.Arlinda Kurtaj, Udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete si dhe znj.Servete Haxhijaj Zyrtare për Barazi Gjinore.