Republika e Kosoves

Istog

Përfaqësuesit e Këshillit të Gramshit vizituan komunën e Istogut

2021/06/25 - 2:55

Kryetari i Komunës Haki Rugova, ka pritur sot në takim kryetaren e Këshillit Bashkiak të qytetit të Gramshit Greta Lena të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak Gramsh, me qëllimin e përbashkët shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave pozitive dhe afrimin, forcimin e miqësisë midis qyteteve Istogut dhe Gramshit.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i ideve dhe eksperienca të përbashkëta në qeverisjen lokale si dhe në zhvillimin ekonomik lokal të të dyja vendeve.
Kryetari Haki Rugova falënderoj kryetaren e Këshillit Bashkiak për vizitën si dhe shprehu mirënjohjen e tij për mirëpritjen e qytetarëve të Gramshit gjatë kohës së Luftë ndaj qytetarëve tanë. Po ashtu u shpreh vullneti i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit midis dyjave vende për shkëmbenin e ideve zhvillimor me theks të veçantë agro-turizmin.