Republika e Kosoves

Istog

Përkujtohet Fadil Ferati me rastin e tetë vjetorit të vdekjes

2018/01/30 - 3:54

Me rastin e tetë  vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc. Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.