Republika e Kosoves

Istog

Përkujtohet në një vjetorin e vrasjes polici Izet Demaj

2019/12/27 - 5:03

Me rastin e 1 vjetorit  të vrasjes së policit Izet Demaj në Istog u organizua akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së tij.  Të pranishëm në këtë akademi ishin kryetari i Komunës, Haki Rugova, Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, kryetari i shoqatës së veteranëve të ” Brigadës 138 Agim Ramadani, Agron Isufaj, deputetë të parlamentit të Republikës së Kosovës, familjarë, si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur ta nderonin veprën e policit Izet Demaj. Po ashtu u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore pikërisht në vendin ku u vra polici Izet Demaj një vit më parë.