2020/12/14 - 4:10
Nënkryetari i Komunës Agim Ademaj, priti sot në takim znj. Sakibe Jashari, zyrtare e projektit ROMACTED i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Zyra e Këshillit të Europës me të cilën biseduan lidhur me projektet e realizuara në Komunën e Istogut, në kuadër të projektit ROMACTED, të cilat janë bashkëfinancuar nga ROMACTED dhe Komuna.
Në kuadër të projektit është realizuar ndërtimi i sistemit të kanalizimit në lagjen e të kthyerve në Serbobran, ku është bërë edhe kyçja e 33 familjeve në nevojë nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Në fazën finalë është edhe faza 2 e këtij projekti, përfitues të të cilit do të jenë në mënyrë të drejtpërdrejtë 12 familje nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke mos përjashtuar edhe të tjerët.
Në fund të takimit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fazën 2 të programit ROMACTED, përfituese e të cilit është edhe Komuna e Istogut.