Republika e Kosoves

Istog

Promovohet libri” Libri gdhend fjalët më të bukura “

2019/12/02 - 4:31

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova është bërë sot promovimi i librit të 19-të me radhë “ Libri gdhend fjalët më të bukura”, përmbledhje poetike e krijimeve letrare të nxënësve të komunës së Istogut.

 

Përgjegjësja për Kulturë në komunën e Istogut dhe redaktorja e librit Qefsere Ibrahimaj, tha se libri është përmbledhje e 118 krijimeve letrare nga shumë nxënës, talent të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Istogut në përpjekje për të hapur rreze diturie dhe për të identifikuar talentet e rinj të vargut dhe poezisë në përgjithësi.

 

Para të pranishmëve u paraqiten nxënësit me krijimtaritë e tyre.