Republika e Kosoves

Istog

Promovohet libri” Pena e Artë “kushtuar presidentit Dr. Ibrahim Rugova

2018/12/03 - 4:40

 

Është bërë sot promovimi i librit “Pena e Artë” me poezi dhe ese të kushtuara presidentit Dr. Ibrahim Rugova, e tërë këto krijime të realizuara nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Istogut. Pjesë e promovimit ishte kryetari i komunës Haki Rugova, krijues të shumë, nxënës, mësimdhënës. Me këtë rast kryetari i komunës Haki Rugova, tha përgëzon redaktoren e librit Qefsere Ibrahimaj për punën e saj të palodhshme për tetëmbëdhjetë vite me radhë të botimit të librit me përmbledhje të krijimi të nxënësve të komunës së Istogut. Unë si kryetar komune dhe komuna e Istogut do bëjmë financimit e librit për çdo vit me radhë pasi edhe është bërë tradicional duke rritur kështu cilësinë dhe masivitetin e shkrimeve. Ky libër këtë vit është më i veçantë pasi i kushtohet një figure të rëndësime siç ishte Dr. Ibrahim Rugova e sidomos kur për Rugovën shkruajnë gjeneratat e reja.

 

Ndërsa redaktorja e librit Qefsere Ibrahimaj, tha se libri është përmbledhje e 58 poezive dhe 28 eseve në përpjekje për të hapur rreze diturie dhe për të identifikuar talentet e rinj të vargut dhe poezisë në përgjithësi. Para të pranishmëve u paraqiten nxënësit me krijimtaritë e tyre.

 

Promovimi i librit  është mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova.