Republika e Kosoves

Istog

Punëtori për hartimin e Planit të Veprimit për Grupin Joformal të Grave anëtare të Kuvendit Komunal

2019/07/11 - 10:33

Për dy dite me radhë është mbajtur punëtoria  për hartimin e Planit të Veprimit për Grupin Joformal të Grave anëtare të Kuvendit Komunal të Istogut.

Në kuadër të Planit të Veprimit do të zhvillohen  aktivitete për rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Kjo punëtori u organizua në mbështetje të komunës së Istogut dhe programit të USAID-it për “Qeverisja Efektive Lokale”.