Republika e Kosoves

Istog

Reagim lidhur me zjarrin e shkaktuar në deponin në Tuçep

2018/10/12 - 3:40

Të enjten me 11.10.2018 në orët e mbrëmjes, disa persona të papërgjegjshëm të cilët nëpër deponi kërkojnë mbeturina të ndryshme, kanë shkaktuar një zjarre masiv në këtë deponi. Si rrjedhojë e këtij zjarri është shkaktuar një tym shumë i dendur që ka shkaktuar probleme dhe shqetësim për banorët e lokaliteteve përreth. Menjëherë pas informimit Drejtoria e Shërbimeve Publike ka mobilizua KRU “Ambienti”, në Istog, brigadën e zjarrëfiksëve dhe disa qytetarë të lokaliteteve dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes, përkatësisht në deponi. Me këtë rast kemi angazhuar edhe një kompani e cila është kontraktuar, në baza mujore për mirëmbajtje të deponisë dhe pas një kohe përkatësisht në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte do të thotë  sot është  ndaluar në tërësi zjarri dhe tymi dhe është sanuar gjendja pothuajse në tërësi në deponin e cekur.

Sa për njoftimin tuaj në këtë deponi të përkohshme transitore e cila është e licencuar me leje të përkohshme nga ana e komunës janë bërë investime të konsiderueshme në baza vjetore për mirëmbajte dhe sanimin e kohëpaskohshëm të gjendjes së mbeturinave. Vetëm këtë vit janë shpenzuar deri me  tani 20000 euro për këto qëllime.

Sa për informimin korrekt tuajin disa foto të publikuara në portale të ndryshme, si  Indeksonline dhe të tjera si dhe në rrjete të tjera sociale nuk korrenspodojnë me realitetin dhe janë foto të viteve të mëhershme. Këto janë publikime qëllimkëqija që nuk i shërbejnë informimit korrekt por vetëm kanë për qëllim keqinformim dhe shkaktim të hutisë. Për fat të keq ky dezinformim është përdoruar edhe nga ana e disa individëve të papërgjegjshëm dhe ka mbërri deri në nivelin e deputetit të Republikës së Kosovës, çka është për keqardhje.

Jemi të vetëdijshëm se kjo deponi e përkohshme transitore ka konsekuenca edhe ndikime jo të mira për komunitetin përreth, por ne si komunë nuk kemi asnjë alternativë tjetër dhe e kemi të vetmen deponi transitore të cilën po mundohemi ta mirëmbajmë në gjendje që nuk do të ketë ndikim të madhe për ambientin dhe komunitetin përreth. Në këtë kuptim kemi angazhuar roje dhe sot do të vendoset edhe laura në hyrje të deponisë nga rruga kryesore. Po besojmë që këto masa të cilat po i ndërmarrim do të ndikojnë dukshëm në eliminimin e të gjitha shkaqeve që do të ndikojnë në keqpërdorimet e ndryshme, nga individë të ndryshëm në këtë deponi.

Kohë më parë me komunat e Pejës dhe Klinës, kemi biseduar rreth caktimit të një lokacioni për deponi të përbashkët që donë pak kohë dhe për këtë kërkojmë mirëkuptim edhe nga ju dhe nga i terë komuniteti i komunës sonë. Tani për tani jemi në procedurën e rregullimit të dokumentacionit teknik dhe të tjera për licencimin e kësaj deponie.