Republika e Kosoves

Istog

Reshjet e mëdha e të pandërprera të shiut në qytetin tonë kanë shkaktuar vërrshime e dëme të konsiderueshme në shumë lokalitete të Istogut.

2023/01/19 - 10:20

Të nderuar qytetarë,
Reshjet e mëdha e të pandërprera të shiut në qytetin tonë kanë shkaktuar vërrshime e dëme të konsiderueshme në shumë lokalitete të Istogut.
Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme jemi në teren, me mjetet që kemi në dispozicion si Komunë dhe bashkë me FSK-në, Zjarrëfikësit, Policinë, Hidrodrinin, Drinin e Bardhë, e firmat private të Istogut jemi duke bërë ndërhyrjet e nevojshme në lokalitetet ku kemi gjendje të rënduar të vërrshimeve.
Dua të iu siguroj të gjithëve që ekipet tona emergjente do të jenë në teren në vazhdimësi për të ndërhyrë në zonat kritike dhe për të parandaluar e sanuar dëmet deri në uljen e të reshurave dhe normalizimit të situatës.
Bashkë do e kalojmë këtë sfidë!
I juaji,
Iliri