Republika e Kosoves

Istog

Sensibilizimi i grave për mundësit e përfitimit nga programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

2022/11/24 - 4:20

Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi dhe OJQ ‘’Creative Youth Group‘’ sot në vazhdën e realizimit të projektit “Sensibilizimi i grave për mundësit e përfitimit nga programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural” u bë promovimi i gatimeve tradicionale.

Qëllim  i këtij aktiviteti  ishte promovimi i gatimeve tradicionale të territorit të Komunës së Istogut.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte: Nënkryetari i Komunës z.Ali Nimanaj, Drejtori i Drejtorisë për Administratë Komunale z.Arben Kabashi, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësisë z.Astrit Hajrizaj, Njësiti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, OJQ-të dhe gratë të moshave të ndryshme dhe nga radhët e komuniteteve.