Republika e Kosoves

Istog

Sesion informues me Persona të Riatdhesuar në Komunën e Istogut

2019/11/15 - 4:29

Në kuadër të projektit SUREP, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Istogut, Caritasit Zviceran dhe APPK-së, u mbajt sesioni informues me persona të riatdhesuar, të cilët kanë shprehur interesim në thirrjen e hapur nga APPK për përkrahje në punësim. Projekti në fjalë financohet 70% nga Caritasi i Zvicrës dhe 30% nga Komuna e Istogut dhe ka për qëllim mbështetjen e riintegrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar përmes tregut të punës. Në takim ishin prezent persona të riatdhesuar të cilët kanë shprehur interesim në thirrjen e hapur. Këshilltarët nga projekti në fjalë do të mbajnë në vazhdim kontakt me persona të riatdhesuar dhe do t’i ndihmojnë në idetë e tyre për krijimin/ gjetjen e vendit të punës për ta.